Afganët humbin durimin me NATO-n

Trupat e djegur të disa fëmijëve
Trupat e NATO-s në Afganistan janë në një rrezik të lartë pas zotimit të talebanëve për hakmarrje ndaj vrasjes së 16 civilëve të pafajshëm përfshirë nëntë fëmijë dhe tre femra të cilët u vranë nga një ushtar amerikan me probleme mendore.
Ushtari, i cili ishte pjesë e bazës së SHBA-së në Kandahar, ka hyrë në shtëpitë e tre familjeve afgane në orën tre të mëngjesit duke qëlluar personat që gjendeshin brenda. Më pas ai ka spërkatur trupat e tyre me kimikate dhe u ka vënë zjarrin.

Viktimat e sulmit
Zyrtarë të ushtrisë kanë nisur investigimet për këtë incident dhe po punojnë për gjetjen e motivit që ka shtyrë babain e tre fëmijëve të ndërmarrë këtë akt.
Por Talebanët pretendojnë se pjesë e masakrës kanë qenë më shumë se një ushtarë. Ata janë zotuar se do të marrin hak për çdo martir.

Njerëz të mbledhur pranë shtëpive të sulmuara
Në qëndrimin e presidentit të Afganistanit Hamd Karzai ka lënë të hapur mundësinë që në këtë incident janë përfshirë më shumë se një ushtar. Ai madje ka cituar një 15-vjeçar të mbijetuar me emrin Rafullah, i cili është qëlluar në këmbë. Djali i ka thënë Karzait në telefon se ushtarët amerikanë kanë hyrë me dhunë në shtëpitë e tyre dhe pasi i kanë zgjuar kanë nisur ti qëllojnë me armë.
Për ushtarin e akuzuar dihet shumë pak, përfshirë edhe emrin e tij. Por zyrtarët amerikanë thonë se ai është i martuar dhe ka tre fëmijë dhe se më parë ka qenë pjesë e ushtrisë amerikanë në Irak.
Sulmi pritet të përkeqësojë marrëdhëniet mes Afganistanit dhe SHBA-së, pasi kjo vjen disa javë pasi ushtarët e NATO-s dogjën kopje të Kuranit, gjë e cila solli një dhunë me pasojë 30 persona të vdekur. /F.S/