E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi kërkon të fitojë zgjedhjet me euroskepticizëm, kërcënon me dale nga Shengeni

Nikola Sarkozi

Presidenti i Francës Nikola Sarkozi ka kërcënuar se mund të tërhiqet nga marrëveshja evropiane për kufij të hapur. Sipas ti është bërë shumë pak për ndalimin e emigracionit ilegal.

Sarkozi ka bërë një deklaratë të tillë duke folur para të pranishmëve në një protestë në Paris. Ai ka nënvizuar se vetëm reformat do mund të shmangin shpërthimin në Evropë.

Sipas Sarkozizë nëse nuk arrihet progres brenda 12 muajve të ardhshëm atëherë Franca do të dalë nga marrëveshja e Shengenit.

Kjo marrëveshje lejon udhëtimin vetëm me pasaportë në 25 vende evropiane.

Çështja e emigrimit ilegal është një çështje kyçe e fushatës së zgjedhjeve presidenciale në Francë,

Javën e kaluar ai tha se në Francë ka shumë të huaj dhe u zotua se brenda mandatit të dytë do të përgjysmojë këtë numër.

Raundi i parë i votimit në Francë do të mbahet me 22 prill. Sondazhet tregojnë se Sarkozi është shumë poshtë kandidatit socialiste, Frnacois Hollande. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›