E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha prezanton Silvi Bardhin zedhenese te PD-se

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar zëdhënësen e re të kësaj force politike Silvi Bardhi, e cila do të zëvëndësojë në këtë post Albana Mustafarajn. Shefi i mazhornacës e ka cilësuar gazetaren Silvi Bardhi si mjaft të talentuar dhe me një eksperiencë të gjatë dhe tëv suksesshme në median elektronike dhe media të ndryshme dhe së fundmi në ABC NEËS.
“Kam kënaqësinë e veçantë të paraqëes para jush zëdhënësen e re të PD-së, zonjushën Silvi Bardhi gazetare e talentuar, me një eksperiencë në mediat elektronike dhe media të ndryshme të suksesshme. Silvi ka punuar në Kosovë me një kapacitete të lartë në “Klan Kosova”, BBC Ëorld dhe natyrisht që e ka patur të vështirë shkëputjen nga Prishtina pasi aty u njoh me dimensionin tjetër të botës shqiptare, por për Silvin në abc neës kronikat e saj janë më të plotat më mbresëlënësat dhe qarkullojnë nga të katër anët e kontinentit: u shpreh kreu i PD-së.
Ndërkaq shefi i qeverisë tha se formimi dhe përkushtimi i saj ndaj kësaj force politike, praktika e shkëlqyer e saj janë garanci e një suksesi të vërtetë për betejën e ardhshme që po vjen, atë të fitores së zgjedhjeve të 2013-ës, si një vëzhgim i shqiptarëve për të ecur në projektin e tyre “Shqipëria vend i zhvilluar”.
Ndërkaq Berisha nuk harroi të falënderonte edhe Albana Mustafarajn për punënë e shkëlqyer që ka bërë si zëdhënëse e Partisë Demokratike. Sipas tij Mustafaraj ka qenë një zë qytetar i besueshëm, që ka paraqitur para shqiptarëve qëndrimet e forcës politike të PD-së
“Albana pati shansin e madh të jetë zëri i PD-së në një nga betejat më të rëndësishem në 20 vitete e fundit betejën për ndryshimin e Tiranës”-theksoi kreu i PD-së.
Albana Mustafaraj largohet nga posti i zëdhësëses së PD-së për arsye personale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›