E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër në Siri, vriten e gjymtohen 47 fëmijë e gra

Ndërsa diplomacia ndërkombëtare po përpiqet të gjejë zgjidhjen për dhunën e regjimit në Siri, mediat botërore janë mbushur sot me fotot e masakrës më të fundit mbi 47 gra dhe fëmijë banorë të qytetit Homs.

rupat e pajetë e të gjymtuar të 26 fëmijëve dhe 21 grave janë gjetur në lagjet Karm al-Zeitoun e al-Adawiyé, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve flet për grupe terroristë që kanë marrë peng, vrarë e gjymtuar disa persona.

Në videot amatore të publikuara në internet shfaqet një nga aktivistët e opozitës, i cili denoncon dhunën çnjerëzore, duke treguar trupat e gjymtuar, me kafka të thyera apo vetëm me një sy.

Ndërkohë , frika se mund të kenë të njëjtin fat i ka detyruar me qindra familje të largohen nga qyteti Homs. Pas zbulimit të masakrës, Këshilli Kombëtar Sirian ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë në OKB. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›