Afganistan , sukses i ofensivës në Marxhah
Forcat afgane dhe ato ndërkombëtare kanë arritur të marrin në kontroll, qytetin jugor të Marxhahut, duke ngritur flamurin afgan në shenjë fitoreje ndaj talebanëve në këtë zonë të Afganistanit. "është një moment historik, është një nisje e re", deklaroi gjenerali Larry Nicholson, komandant i marinës amerikane në jug të Afganistanit.
Guvernatori i provincës Helmand ngriti flamurin para qindra afganëve, burra dhe fëmijë, si dhe zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s.
Ndërkaq më herët, gjenerali amerikan David Petreas kishte deklaruar se ofensiva në Afganistan ishte vetëm fillimi.