E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Edhe 20 vende do njohin Kosovën pas vendimit të GJND



Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka deklaruar së fundmi se Kosova do të njihet edhe nga 20 vende të tjera, sapo të shpallet qëndrimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në muajin qershor. Kryediplomati kosovar, Hyseni e ka quajtur të rëndësishëm numrin e njohjeve për Kosovën, edhe për hir të anëtarësimit të vendit në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtarë siç është Fondi Monetar apo Banka Botërore. Ai ka pohuar gjithashtu se institucionet e Kosovës janë në dijeni edhe të një sërë veprimesh të regjimit të Serbisë për të penguar afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.
"Duhet të punojmë shumë seriozisht, të mbështetur edhe nga miqtë tanë, që t'i pamundësojmë këto veprime të Serbisë e të mbështetësve të saj. Gjithsesi, suksesi diplomatik i Kosovës varet shumë edhe nga zhvillimet pozitive në vend", ka thënë Hyseni, i cili është zotuar se Min e Puneve të Jashtme, do t'i plotësojë dhe funksionalizojë misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës në vende të ndryshme të botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›