E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kouchner në Beograd, bisedohet edhe për Kosovën


Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Bernard Kouchner të hënën shkon në një vizitë njëditore në Beograd, gjatë të cilës do të bisedojë me zyrtarët serbë, shkruan gazeta beogradase "Danas", duke iu referuar burimeve diplomatike në Paris.

Kouchner do të ketë takime të ndara me kryetarin serb Boris Tadic, shefin e diplomacisë Vuk Jeremiç dhe nënkryetarin e qeverisë Bozidar Djeliç, ndërsa ka shprehur dëshirën të vizitojë edhe varrin e kryeministrit të vrarë serb Zoran Dindiç.

Sipas gazetës, ndër temat e bisedës janë vizita në Beograd e kryetarit të Francës Nicolas Sarkozy, kandidatura serbe për anëtarësim në BE, situata në lidhje me Kosovën dhe marrëveshja e paralajmëruar mbi partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›