Afganistan, 10 civilë të vrarë nga një aksion i NATO-s
Më shumë se dhjetë civilë afganë, tetë prej të cilëve nxënës shkolle, kanë mbetur të vrarë nga një sulm i NATO-s në lindje të vendit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë president afgan Hamid Karzai, i cili e ka dënuar sulmin.
"Të dhënat e para theksojnë se në serinë e operacioneve të forcave ndërkombëtare në provincën Kunar, 10 civilë, tetë prej të cilëve nxënës u vranë sot", sipas një komunikate të presidentit afgan.