E Diel, 1 Nëntor 2026

17 të vdekur pas shpërthimeve në minierat kineze

Së paku 17 minatorë kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të ngujuar, pas dy shpërthimeve si pasojë e rrjedhjes së gazit në Kinë, kanë njoftuar sot mediet kineze, incidenti ky më i ri i cili goditi sektorin tejet të rrezikshëm të minierave.

Me dhjetëra minatorë humbën jetën, pas shpërthimit që ndodhi në minierën Donggou, në qytetin Jiexiu në provincën Shanxi, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Aksidenti ndodhi pasi që punëtorët nuk ju përmbajtën rregullave të sigurisë, duke shkatërruar një mur mes kthinës në të cilën punonin dhe një pjese të pashfrytëzuar të minierës, ku ka pasur akumulim të gazit, deklaroi një zëdhënës i administratës lokale për siguri në punë.

Policia deri me tani ka arrestuar pesë drejtues të minierës, njoftoi Xinhua.

Në incidentin e dytë, i cili ndodhi në provincën Yunnan, pesë punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas shpërthimit që ndodhi në minierën Malishu, shtoi Xinhua.

Ekipet shpëtimtare janë vënë në kërkim të minatorëve, të cilët kanë mbetur të ngujuar në minierë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›