E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detaje të reja për programin bërthamor të Phenianit

Koreja e Veriut ka mundësi të ketë ndërtuar një uzinë për prodhimin e gazit, i cili nevojitet për pasurimin e uraniumit, zhvillim ky i cili do të lente të kuptohej se Pheniani qysh në fillim të viteve të 90-ta ka gjet një mënyrë tjetër për të prodhuar armë bërthamore, raportoi gazeta Washington Post.

Duke cituar një deklaratë të papublikuar deri me tani të Andul Qadeer Khanit, babait të programit të bombës bërthamore të Pakistanit, gazeta theksoi se Koreja e Veriut mund të ketë filluar qysh në vitin 2002 procesin e pasurimit të uraniumit, me ndoshta 3 mijë apo më shumë centrifuga.

Pakistani ka ndihmuar Korenë e Veriut me makinerinë e nevojshme, me skica dhe këshilla teknike, proces ky i cili ka vazhduar për gjashtë vjet, theksohet në raport.

Një zyrtar amerikan për inteligjencë dhe diplomatët amerikanë theksuan se ky raport shton dyshimin e tyre se Koreja e Veriut për një kohë të gjatë e ka ndjekur procesin e pasurimit të uraniumit, krahas prodhimit të plutoniumit për bomba.

Khan në deklaratën e tij ka theksuar se në vitin 1999, ai ka vizituar një tunel malor, gjatë vizitës së tij në Korenë e Veriut, duke shtuar se nikoqirët e tij aty ja kanë treguar disa arka, të cilat përmbanin komponente të tri predhave të kompletuara bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›