Kosovë, regjistrohet viktima e 14-të nga virusi A/H1N1

është regjistruar në Kosovë viktima e 14-të në Kosovë nga gripi i derrit. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet lokale sipas të cilave viktima ishte shtruar prej disa ditësh në spital, por pavarësisht mjekimit nuk arriti t'iu mbijetonte efekteve të gripit derrit.
Ndërkohë raportohet nga autoritetet e shëndetësisë që rreth 300 të tjerë janë të prekur nga virusi A/H1N1 duke i bërë kështu apel popullsisë që të vaksinohet dhe të paraqitet pranë mjekëve në rast se kanë shqetësime.