Afganistan, 21 të vdekur nga sulmet e fundit
Kabul -Të paktën 21 persona, prej të cilëve dhe katër ushtarë të koalicionit nën komandën amerikane janë vrarë orët e fundit në Afganistan, nga shpërthimi i një bombe, bënë të ditur burime zyrtare. "Katër ushtarë të koalicionit u vranë sot në jug të Afganistanit nga shpërthimi i një bombe gjatë patrullimit me forcat e sigurisë afgane'', deklaroi ushtria amerikane në një komunikatë. "Gjithashtu u vra nga një aksident dhe një civil afgan që punonte me forcat e koalicionit'', shtoi ajo.
Në komunikatë nuk bëhet e ditur kombësia e ushtarëve të vrarë. Me viktimat e fundit, shkon në 43 numrin i ushtarëve të huaj që kanë humbur jetën në Afganistan. Përveç të tjerash, 16 rebelë humbën jetën dje nga luftimet dhe bombardimet me ushtarët e koalicionit dhe forcat e sigurisë afgane, në provincën Helmand, gjithmonë në jug të Afganistanit, sipas një komunikate nga koalicioni.