Ja aplikimi për në BE
Bruksel -Në Bruksel është zhvilluar takimi i fundit midis zyrtarëve të BE-së dhe Shqipërisë, pasi me hyrjen së shpejti në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE-në, dialogu Shqipëri-BE do të strukturoret në forma më të ngushta bashkëpunimi. Gjatë takimit, kur merrnin pjesë ministri çek Karl Schwarcenberg që mban presidencën e radhës së BE-së dhe ai suedez Carl Bildt, që do të marrë më pas këtë presidencë, si dhe Pierre Mirel, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Rober Kuper, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin në Sekretariatin e Këshillit Evropian, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme Lulzim Basha theksoi se aplikimi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë janë dy prioritetet kryesore të Shqipërisë.
Ministrat Schwarcenberg dhe Bildt dhe Drejtori Mirel vlerësuan qartazi të gjitha reformat dhe zhvillimet në Shqipëri. Trojka përshëndeti progresin e dukshëm të arritur në të gjitha fushat, si dhe vlerësoi vullnetin e qeverisë për të adresuar me vendosmëri të gjitha çështjet për të cilat ka nevojë për përparim të mëtejshëm, duke premtuar gjithashtu asistencë e mbështetje të vazhdueshme në procesin e integrimit.
Basha dhe Ministrat Schwarcenberg dhe Bildt, si dhe përfaqësuesit e Komisionit, ranë dakord të koordinojnë ngushtë të gjitha veprimet e mëtejshme dhe bashkëpunimin e Shqipërisë më BE-në në kuadër të procesit të integrimit evropian, përfshi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, brenda Presidencës çeke, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë.
Pasi vlerësuan rolin e Shqipërisë në rajon, si faktor paqeje, stabiliteti e moderacioni, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që Shqipëria ka ndërtuar me fqinjët, përfaqësuesit e Trojkës dëgjuan me mjaft interes analizën e Ministrit Basha për zhvillimet në rajon në përgjithësi dhe ato që lidhen me Kosovën e Maqedoninë në veçanti.
Ministri Basha informoi në lidhje me të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe parlamenti shqiptar në harkun kohor prej progres raportit të fundit e deri tani, si dhe përgatitjeve për zgjedhjet e 28 qershorit, duke u ndalur në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore, në mënyrë të veçantë të prodhimit dhe shpërndarjes së letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë.
Basha u ndal gjithashtu në rezultatet e konsoliduara në luftën me tolerancë zero të qeverisë shqiptare ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, duke e ilustruar këtë edhe me raportet më të fundit të institucioneve ndërkombëtare si Transparency International, Departamenti Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë përkatëse të Kombeve të Bashkuara.
Më tej, ai bëri një ekspoze të zhvillimeve ekonomike, mbështetur edhe në raportet më të fundit të institucioneve më prestigjioze ndërkombëtare, të cilat vlerësojnë pozitivisht arritjet dhe perspektivat e ekonomisë shqiptare.