Parandalohen permbytjet ne Tirane
Ardhja e dimrit paralajmëroi edhe reshjet e shiut që prej disa vitesh kanë përmbytur disa zona të kryeqytetit.
"Don Bosko" është një prej zonave problematike që vuante pasojat e rënda të kësaj stine shirash.
Ndonëse gjatë orëve të mëngjesit rrugët ishin të mbuluara nga uji, brenda një kohe të shkurtër situata u stabilizua menjëherë pas ndërhyrjes së strukturave përkatëse të bashkisë së kryeqytetit.
Rreth 3 javë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Shërbimeve, Taulant Zeneli dhe drejtoresha e Ndërmarrjes Nr.2, Luzhiana Abazi në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve inspektuan këtë zonë ku nisën edhe ndërhyrjet për sistemimin e kolektorëve të qytetit, për largimin e ujërave të shiut, si dhe për t’i dhënë zgjidhje një problemi shqetësues për qytetarët. Sipas përfaqësueseve të bashkisë është përgatitur një projekt i cili do të nisë së shpejti zbatimin e tij për zgjidhjen e këtij problemi në këtë zonë dhe kjo do të vazhdojë më tej, me kompletimin e gjithë zonës nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Po kështu "Komuna e Parisit" dhe "Kodra e Priftit" i kanë shpëtuar përmbytjeve të ditës së martë pas ndërhyrjes për vendosjen e kolektorëve
Në zonën "Kodra e Priftit" është parashikuar që të bëhet kolektori i ujërave të zeza, pasi këtu është një kanal i hapur, zona është e rindërtuar dhe ujërat e zeza derdhen në këtë kanal. Përveç kolektorit, do të futet në projekt komplet zona e "Kodrës së Priftit", për t’u bërë e gjithë infrastruktura e nevojshme, duke përfshirë rrugën, ndriçimin dhe gjelbërimin.
Sipas Drejtorit të Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, në Buxhetin e vitit 2012 janë parashikuar fondet e domosdoshme në kolektorët e rrugëve të kryeqytetit në mënyrë që ky të jetë i pari dimër që Tirana i shpëton përmbytjeve që e kanë shoqëruar gjatë viteve që lamë pas.