E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika më në fund me qeveri të re

Pas më shumë se 500 ditësh nga zgjedhjet e fundit parlamentare, në Belgjikë gati që ka përfunduar kriza politike.

Mbreti Albert II ka prezantuar në Bruksel qeverinë e kryeministrit të ri, Elio di Rupo.

Koalicioni përbëhet nga socialistët, demokristianët dhe liberalët. Qeveria e re bëri betimin, ndërsa në fund të javës duhet të marrë dritën e gjelbër edhe prej parlamentit.

Kriza në Belgjikë ka nisur në vitin 2010, pas mosmarrëveshjeve të flamandëve dhe valonëve për krijimin e kabinetit qeveritar.

Socialisti Di Rupo është kryeministri i parë i Belgjikës me prejardhje nga zona frankofone, në 30 vitet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›