E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Dialogu, çështja më e rëndësishme për Kosovën

Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës aktualisht është çështja më e rëndësishme në rrugën e Serbisë drejt BE-së, ka deklaruar Ketrin Eshton, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë. Sipas saj, në përafrimin e Serbisë me Bashkimin Europian çështja më e rëndësishme e ndodhur së fundi, është dialogu i Beogradit dhe Prishtinës. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton, pas takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së, ka folur edhe për situatën në Serbi.
Pyetjes se nën cilat kushte Serbia do të pranohet në BE, Eshton ka thënë se në takimin e lartpërmendur nuk është diskutuar për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por fokusi ka qenë për Bosnjen e Hercegovinen. ”përsa i përket Serbisë, ju e dini se ngjarja më e rëndësishme është kjo se në Bruksel filluan bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës. Bisedimet janë për zgjidhjen e çështjeve teknike, por kjo duhet vështruar në kontekstin e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka thënë Eshton.
”Natyrisht duhet parë sesi do të zhvillohet situata për të thën dicka më tepër për anëtarësimin e radhës. Ambicia jonë më madhe është që në rajon të realizojmë lidhje të fuqishme dhe që kjo lidhshmëri të shndërrohet në mundësi anëtarësimi. Kjo duhet të ndodhë në mënyrë të vërtetë”, ka porositur Eshton. Më herët u bë e ditur se Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Kethrin Eshton, ka anulluar vizitën që ishte paralajmëruar të zhvillohej në fund të këtij muaji në Republikën e Kosovës. Përveç Prishtinës, keshtrin eshton kishte planifikuar të vizitonte edhe Tiranën, Beogradin dhe Sarajevën.  
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›