Japoni, vazhdon beteja për ftohjen e reaktorëve

Inxhinierët japonezë kanë rilidhur kabllot e energjisë në gjashtë reaktorët bërthamorë të centralit Fukushima.
Megjithatë ata thonë se duhet bërë ende punë para mbylljes së energjisë, e cila do të mundësonte funksionimin e sistemeve ftohëse të uzinës.
Teksa situata mbetet shumë serioze, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, tha se ai "nuk ka dyshime se kriza do të kapërcehet".
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se radioaktiviteti në ushqim është më i madh nga çfarë mendohej më parë.
Policia tha se mbi 8.900 njerëz kanë vdekur nga tërmeti dhe cunami, ndërsa 12.600 të tjerë konsiderohen të zhdukur.