E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borko Stefanoviç viziton sot Mitrovicën

Kryetar i delegacionit të Serbisë për bisedimet teknike me Kosovën, Borko Stefanoviç, po qëndron sot në veri të Mitrovicës.

Burimet mediatike bëjnë me dije se Stefanoviç është takuar me udhëheqësit e strukturave paralele serbe që funksionojnë në veri të Kosovës. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, Stefanoviç do të bisedojë me udhëheqësit më radikalë serbë të veriut për mënyrën e zgjedhjes së problemeve të veriut të Kosovës, temë që do të diskutohet gjatë ditëve te ardhshme në bisedimet zyrtare mes Beogradit e Prishtinës.

Gjithashtu, mësohet se Stefanoviç, pas veriut të Kosovës, do të vizitojë edhe fshatin Prillizhë të komunës së Vushtrrisë. Ai ka hyrë në Kosovë me lejen që i është lëshuar nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Informacionet rreth vizitës në Kosovë të kryetarit të delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviç, nuk janë konfirmuar nga asnjë zyrtar komunal apo i Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Më herët gjatë këtij viti, stefanociv ka deklaruar se "është e pashmangshme që statusi i Kosovës, në një mnëyrë apo tjetër të jetë pjesë e dialogut", duke prfshirë këtu edhe situatën në mitrovicë.

Ndërkaq kryeministri i kosovës hashim thaci se Statusi i Kosovës është i panegociueshëm, dhe se dialogu teknik paraqet fazën drejt integrimeve euro-atlantike – liberalizmin e vizave dhe integrim në BE dhe NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›