E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina hedh poshtë akuzat e Google

Ministria e Jashtme Kineze reagoi agresivisht, ndërsa komentoi me përbuzje spekulimet sipas të cilave Pekini ka vendosur censurë dhe po pengon hyrjen në faqen gmail, shërbimit e-mail të Google.
 

”Kjo është një akuzë e papranueshme”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë, Jiang Yu, një ditë pasi drejtuesit e gjigantëve të internetit i akuzuan zyrtarisht.

Google bëri të ditur se pavarësisht testimeve të hollësishme, u provua se asnjë problem teknik nuk kishte, prandaj i vetmi shpjegim për kompaninë ishte ndërhyrja e autoriteteve për të dëmtuar shërbimet e saj në Kinë.

Sipas kritikëve, këto “probleme teknike” koiçiduan me fillimin e një fushate, e cila kërkonte organizimin e protestave anti-qeveritare, të ngjashme me ato të vendeve arabe.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›