Bjellorusia u ndalon hyrjen zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-ve
Bjellorusia tha se ka ndaluar hyrjen e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara në përgjigje të sanksioneve të Perëndimit.
BE-ja, së fundmi, ka zgjeruar listën e individëve bjellorusë, të cilëve u ndalohet hyrja në vendet e saj anëtare.
Ajo përfshin emrat e gjykatësve dhe prokurorëve, që kanë të bëjnë me rastet e anëtarëve të opozitës, të arrestuar në protestat paszgjedhore.
Ministria e Jashtme bjelloruse tha se lista e Minskut përfshin “njerëzit që po ndërmarrin masa shkatërruese kundër Bjellorusisë”.