Ndotja ne Japoni agjencia atomike urdheron rishikimin e matjeve

Agjencia japoneze për siguri atomike ka urdhëruar rishikimin e matjeve të rrezatimit në centralin e dëmtuar bërthamor të Fukushimës. Nivelet e radioaktiviteit 10 mijë herë më të larta sesa niveli i lejuar, kanë alarmuar ekspertët, por një operator i centralit ka tërhequr vëmendjen se raporti mund të jetë i pasaktë për shkak të gabimit në kompjuter.
Agjencia pas kësaj nisi rishikimin e të gjitha matjeve të bëra prej 11 marsit, kur Japonia u godit nga tërmeti dhe cunami shkatërrues. Ndërkohë, kryeministri japonez Naoto Kan shprehu besimin se beteja në Fukushima do të fitohet.
“Lidhur me centralin e Fukushimës, duhet të llogarisim se do të jetë një betejë e gjatë, por në fund ne do e fitojmë. Jemi duke shkaktuar probleme për shumë qytetarë, por unë premtoj se do të punojmë që të gjithë njerëzit të ndihen të sigurtë”- tha kryeministri japonez.
Ekspertët thonë se mungesa e informacionit dhe disa të dhëna të pasakta e kanë bërë të vështirë për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur vërtetë në Fukushima. Radioaktivitet është zbuluar për herë të parë edhe në ujërat nëntokësore afër centralit. Ndërkohë, evakuuimi i banorëve pritet të jetë një odise e gjatë.
Më shumë se 70 mijë njerëz janë zhvendosur në një rreze prej 20 km, ndërsa 130 mijë të tjerë që jetojnë 10 km me tej perimetrit të rrezikut, janë këshilluar të largohen. Japonia ka nisur edhe kërkimet për të zhdukurit, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave dhe të humburve shkon në 28 mijë njerëz.
Juli Prifti