OSBE per regjistrimin Shtyrja nuk eshte drame

Do të ishte mirë që regjistrimi i popullsisë të ishte bërë përpara zgjedhjeve për të patur një planifikim më të mirë në vend, por nuk është problem edhe shtyrja e këtij procesi. Kështu është shprehur nga Gjirokastra ambsadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Vorlfart pas takimit me krerët lokalë.
"Rregjistrimi i popullsisë do të bëhet brenda vitit 2011. Patjetër që unë mendoj se ai duhet të ishte zhvilluar dhe më parë për të patur një organizim më të mirë, por nuk është ndonjë dramë e madhe shtyrja e tij. Të gjithë shtetasit që jetojnë në Shqipëri janë shqiptarë e nuk mendoj se duhet të jetë ndryshe".- tha Volfart.
Ndërsa përsa i përket procesit zgjedhor ambasadori Volfart theksoi se ndryshime nuk mund të bëhen më, duke shtuar se faktori ndërkombëtar pret zgjedhje të lira dhe të ndershme.
"Të gjitha propozimet janë hedhur në tryezë në Tiranë dhe ato do të diskutohen mes palëve. Megjithatë kandidatët dhe e gjithë administrata që i mbështet duhet të hyjnë në garë me një dëshirë të mirë, që të kryejnë zgjedhje sa më të mira të munndshme, të lira dhe demokratike"-tha Vorfart.
Për monitorimin e zgjedhjeve të 8 majit sipas ambasadorit Volfart kanë mbërritur në Shqipëri ekipe nga OSBE dhe ODIHR.