E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetaret ankohen Basha premton nje Tirane ndryshe

Problemet me titujt e pronësisë dhe infrastruktura e munguar ishin ankesat kryesore prezantuar Lulzim Bashës nga banorët në “Ali Demi”. Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati i Partisë Demokratike për kreun e Tiranës ka premtuar te banorët një drejtim krejt ndryshe të Tiranës nga ai mënyra aktuale.

Ankesa të shumta nga banorët ka pasur dhe për papunësinë. Sipas premtimeve të kandidatit Basha, investimet do të jenë pika e fortë për uljen e papunësisë.

“Duhet të nisë perspektiva e punësimit të rinisë para se të mbarojnë shkollën. Ne duhet fuqimisht të nxisim investimet në Tiranë. Një pikë të veçantë informacioni në bashki për studentët e cila do t’i afrojë me tregun e punës”- tha kandidati për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.

Zoti Basha ka vizituar lagjen, ku ka parë nga afër situatën aty. Ai premtoi kthimin në parametra modernë dhe vënien në punë të kinema “Ali Demi”.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›