NATO kritikon doktrinën ushtarake të Rusisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh
Rasmussen e ka hedhur poshtë si jo realiste doktrinën ushtarake ruse të
miratuar ditën e premte. NATO nuk është armiku i Kremlinit, theksoi Rasmussen
në kuadër të punimeve të konferencës së sigurisë.
Doktrina e re ruse bie në kundërshtim të qartë
me të gjitha përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet mes Moskës dhe
Aleancës.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov kërkoi në
Mynih edhe një herë një arkitekturë të re sigurie për të gjithë Europën.
Sipas parimeve të politikës së mbrojtjes të
nënshkruar nga Presidenti Dmitri Medvedjev, Rusia e sheh zgjerimin e NATO-s në
drejtim të Lindjes një kërcënim të madh për sigurinë e vet, njofton radio DW.