E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetet e G7 i falin borxhet Haitit

Pas tërmetit të rëndë në Haiti shtatë vendet
më të industrializuara të botës ia kanë falur të gjitha borxhet bilaterale
shtetit karajbik. Këtë e konfirmoi Grupi G-7 gjatë një takimi në Iqaluit-in
kanadez.

Me marrëveshjen e arritur janë menduar borxhet
që Haiti i ka marrë direkt vendeve të G-7, përfshirë këtu edhe Gjermaninë,
njofton DW.

Nga falja e borxheve nuk bëjnë pjesë kreditë
aktuale që Haiti ka marrë nga organizatat ndërkombëtare si Banka Botërore dhe
Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Haiti edhe para tërmetit ishte vendi më i
varfër në botë. Borxhet e marra kapin shumën e një miliard dollarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›