E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: NATO-ja të rrisë bashkëpunimin me lojtarët globalë

Bruksel, 7 shkurt, NOA - Sekretari i
Përgjithshëm i NATO-s ka bërë thirrje që Aleanca të shtojë kontaktet lidhur me
çështje te sigurisë globale me vende si Kina, India, Pakistani.
Rasmusen tha se NATO-ja nuk mund të përmbushë detyrat pa u përfshirë në dialog
aktiv e sistematik me lojtarë të tjerë të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare.

Kreu i NATO-s shtoi se Aleanca ka qenë në gjendje të përballet me kryengritësit
në Afganistan vetëm në bashkëpunim me lojtarë të tjerë si Kina, India e Rusia,
që kanë interesa në rajon.
Anders Fog Rasmusen i bëri këto komente gjatë konferencës ndërkombëtare të
sigurisë në Mynih.

/rfe/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›