E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut më pranë armës bërthamore

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut deklaron se është e përgatitur si për sanksionet, ashtu edhe për dialogun. Lajmi u njoftua në radion shtetërore të Phenianit.

Mbi Korenë e Veriut aktualisht rëndojnë sanksionet e OKB-së për shkak të programit bërthamor të vendit.

I menjëhershëm ka qenëedhe reagimi ndërkombëtar. Koreja e Jugut e cilësoi lëvizjen e Phenianit si të patolerueshme dhe e akuzoi për kërcënime dhe provokime të reja. Seuli tha se po përgatitej për një reagim të ashpër.

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Korene e Veriut, Stephen Bosworth, tha se çdo veprim i Veriut në drejtim të zhvillimit të programit bërthamor është për t'u shqetësuar

Pasurimi i uraniumit mund të fshihet më lehtë se projekti me plutonium dhe se Pheniani mund ta sigurojë me lehtësi lëndën e parë.

start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›