E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, Karzai shpallet president

Hamid Karzai është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale dhe njëkohësisht deklarohet presidenti i këtij vendi.
Më herët, Komisioni i Pavarur Elektoral në Afganistan, balotazhi për garën presidenciale, i programuar për të shtunën e ardhshme, është anuluar. Një deklaratë e tillë vjen pas anoncimit të sfidantit të Karzait, Abdullah Abdullah, i cili vendosi të tërhiqej nga gara. Balotazhi ishte thirrur të zhvillohej pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të datës 20 gusht. Rezultati i parë, nuk u pranua për shkak të manipulimeve dhe problemeve që u shfaqën gjatë zgjedhjeve. Më herët ishte në dilemë nëse do të zhvillohej apo jo balotazhi, dhe për këtë arsye u mblodh komisioni elektoral për të diskutuar. Ndërkaq në Afganistan, ka mbërritur në një vizitë të papritur sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i cili ndodhet në Kabul ku është takuar me presidentin afgan Hamid Karzai por edhe me rivalin e tij, Abdullah Abdullah, pavarësisht tërheqjes së këtij të fundit nga gara. Në deklaratën që njoftonte mbërritjen e Sekretarit të OKB-së, thuhej se vizita ishte vendosur pas sulmit vetëvrasës në Kabul javën e kaluar i cili shkaktoi vdekjen e pesë punonjësve të huaj të OKB-së. Përveç Karzait dhe Abdullah, Ban Ki-moon do të takohet edhe me përfaqësuesin e OKB-së në vend Kai Eide, dhe personat përgjegjës për sigurinë. Vizitë surprizë e numrit një të OKB-së, Ban Ki- moon në Afganistan ku kohët e fundit është intensifikuar dhuna e guerrilasve talebanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›