E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Zgjedhja e Jakës, vendimi i pavlefshëm

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës vlerëson si të pavlefshëm vendimin për zgjedhjen e Nikolin Jakës në krye të Dhomës së Ekonomisë e Tregtisë në Tiranë. METE ka njoftuar se organi mbikqyrës ka shqyrtuar zgjedhjene dhe vlerëson se vendimi i Asambesë së DHTE-së është i pavlefshëm. Sipas METE-s në mbledhjen e
Asamblesë nuk ishte në rend zgjidhje kreu i kësaj dhome. Po sipas METE-s kryetari zgjidhet nga anëtarët e Dhomës së Ekomonisë e Tregtisë, dhe Nikolin Jaka nuk ka qenë pjesë e saj. "Nikolin Jaka nuk plotëson kriteret bazë për kryetar", thekson METE. Sipas Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës zgjedhja e Jakës në krye të Dhomës së Ekonomisë dhe Tregtisë ështe e pavlefshme ndaj duhet të rishqyrtohet vendimi për këtë zgjedhje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›