Virusi A/H1N1, Ukraina lëshon alarmin
Presidenti Viktor Jushçenko i ka dërguar letër homologëve të tij në Bjellorusi, Rusi, Moldavi, Poloni, Rumani, Sllovaki, SHBA, Kanada, kreut të Komisionit të BE-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ku i kërkon ndihmë të menjëhershme.
“Ukraina varet nga ndihma që mund të japin ndërkombëtarët. Ne nuk mund ta përballojmë këtë krizë me mundësitë që kemi. Për këtë kërkojmë ndihmën e miqve dhe fqinjëve tanë të sinqertë”, thuhet në letrën e Jushçenkos, e shpërndarë nga zyra e tij e shtypit.
Bilanci i virusit A/H1N1 në Ukrainë: 53 të vdekur dhe 185 mijë të prekur
Ministria ukrainase e Shëndetësisë bën të ditur se numri i të prekurve po rritet çdo ditë në shifra të frikshme. Deri tani kanë humbur jetën 53 persona, dhe janë konfirmuar si të prekur rreth 185 mijë të tjerë. Rreth 7,4 mijë prej tyre qëndrojnë të shtruar nëpër spitale të ndryshëm ku po marrin mjekimin e nevojshëm.
Në pikat e kalimit kufitar në Ukrainë po merren masa të forta për të gjitha hyrje-daljet e personave. Asnjë i dyshuar me virusin A/H1N1 nuk lejohet në asnjë mënyrë të hyjë në territorin ukrainas.
Me vendim të qeverisë, të gjitha shkollat dhe universitet e Ukrainës qëndrojnë të mbyllura që prej 3 javësh. /start/cihan/