Aty ku kriminelët konsiderohen heronj

Një aeroplan i qeverisë po priste për ta transportuar një të dënuar të liruar, për ta shijuar pritjen organizuar një heroi në Beograd. Gazetarët lëviznin përreth saj, me qëllim që të marrin ndonjë deklaratë. Një gjë mjaft pozitive për një kriminele të dënuar, e cila po kthehej në shtëpi.
Pikërisht kjo ndodhi, në momentin kur ish-kryesuesja e Republikës Serbe në Bosnje, Biljana Plavsic, u lirua, pasi që qëndroi për shtatë vjet në një burg në Suedi.
Në seancën para Tribunalit Ndërkombëtar për krime të luftës në ish-Jugosllavi, në nëntor të vitit 2002, Plavsic u bë zyrtarja më e lartë nga territoret e ish-Jugosllavisë, e cila pranoi fajin për krimet e kryera gjatë luftërave në vitet 90 dhe e cilësoi si të drejtë dënimin e saj me 11 vjet burg.
Prandaj, dikush mund të jetë i befasuar të shoh këtë 79-vjeçare duke u pritur si heroinë nga bashkëkombësit e saj serbë, pas kthimit të saj në rajon.
Në vitin 2007, zyrtarët dhe mediet në Serbi dhe në Republikën Serbe kremtuan kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë erdhi në përfundim se Serbia nuk është fajtore për gjenocidin në Srebrenicë, por është fajtore për faktin se nuk e parandaloi masakrën.
Siç ka mundur të parashikohet, serbët e nënvizuan pjesën të pafajshëm, por me këtë rast harruan përgjegjësinë.
Udhëheqësit serbë, luftërat në Ballkan ende i cilësojnë si seri të luftërave civile dhe injorojnë rolin që ka luajtur Beogradi në nxitjen e tyre. Ato pak procese për krime të luftës përqendrohen vetëm tek ata, të cilët kanë kryer krimet dhe lënë anash pyetjet për ata që kanë urdhëruar këto krime dhe për politikën, e cila ka mbështetur ato.
Njerëzit në përgjithësi e dinë se çfarë kanë bërë ushtarët e uniformuar serbë në Srebrenicë dhe se ata janë armatosur, ushqyer dhe paguar nga Beogradi, por nuk e dinë të vërtetën e plotë se pse Beogradi i ka bërë këto gjëra.
Zyrtarët serbë publikisht deklarojnë se e respektojnë integritetin territorial të Bosnjës fqinje, por ata ndjekin politika- duke përfshirë këtu edhe përkrahjen për kryeministrin e Republikës Serbe, Milorad Dodikut- të cilat mund të rezultojnë vetëm me shpërbërjen e Bosnjës.
Shërbimi i fshehtë i Serbisë i ka ofruar identitet të rremë ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhicit, i cili i mundësoi atij që për vite të tëra të fshehët nga drejtësia. Në mars, deputetët në Parlamentin e Serbisë u ngritën në këmbë dhe filluan të duartrokasin, kur kryetari i Parlamentit ia uroi ditëlindjen ish-komandantit të serbëve të Bosnjës dhe kriminelit të akuzuar të luftës, Ratko Mladic.
Serbia ka qenë dhe vazhdon të jetë në një gjendje të mohimit, kur bëhet fjalë për luftërat e viteve 90. Kur Plavsic u kthye javën e kaluar në shtëpi, mediet serbe e minimizuan këtë ngjarje, me qëllim që të mos dëmtojnë interesat politike të Serbisë.
Por ato bënë më shumë se kaq- ato dështuan që të kujtojnë publikun se Plavshic është dënuar për krime kundër njerëzimit dhe se ajo ka vuajtur dënim me burg për shkak të këtyre krimeve. Ato nuk raportuan se ajo e ka pranuar fajin e saj për këto krime. Dhe natyrisht, nuk u raportua as për krimet, për të cilat ajo e ka pranuar fajin.
Ministri serb i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rasim Lajic, shpjegoi para gazetarëve se Plavsic nuk është mirëpritur në mënyrë zyrtare nga ana e Qeverisë së Serbisë, jo për shkak të asaj që ka bërë ajo, por për shkak se një pritje e tillë do të kishte dëmtuar reputacionin ndërkombëtar të Serbisë.
Por Dodik nuk kishte nevojë të fshehte ndjenjat e tij, apo të brengosej për atë se çka mendon bashkësia ndërkombëtare. Ai në të kaluarën ka bërë një varg deklaratash agresive, të cilat janë injoruar nga bashkësia ndërkombëtare.
Prandaj Dodik e priti Plavshicin si heroinë, gjë që e bënë edhe të gjitha mediet në Banja Llukë. Një banor lokal e përmblodhi qëndrimin e serbëve: Ajo ka sakrifikuar veten për serbët.
Me pritjen që ia organizoi Plavsicit, Dodik intensifikoi edhe më shumë përçarjet etnike në Bosnje.
Plavsici kishte ndjekur politikën e copëtimit të Bosnjës dhe ky sot është edhe qëllimi i politikës së Dodikut.
Urrejtja etnike, si atëbotë, ashtu edhe sot, është elementi më i rëndësishëm politik. Plavsic dhe Dodik ndajnë të njëjtat qëllime dhe të njëjtat metoda.
(RFE)