Dhuna në Pakistan nuk ka të ndalur
Së paku 34 persona kanë humbur jetën, si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot para një banke, në një qytet në afërsi të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad, sulmi ky i radhës i ndërmarrë nga militantët, që nga fillimi i ofensivës më të re të ushtrisë kundër kryengritësve muajin e kaluar.
Shpërthimi i sotëm në Ravalpindi, qytet ky i cili gjendet vetëm disa kilometra larg Islamabadit, ndodhi në afërsi të një banke, deklaroi dëshmitari okular, Zahid dara.
Si pasojë e shpërthimit janë vrarë së paku 34 persona dhe janë lënduar me dhjetëra të tjerë, theksoi Ali Babar, zyrtar i ekipeve shpëtimtare.
Është kjo një gjë e tmerrshme. Sulmet po ndodhin në vazhdimësi, shtoi ai.
Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Mahmood Qureshi, dënoi këtë sulm, duke theksuar se aktet e këtilla barbare dhe terroriste vetëm sa po forcojnë vendosmërinë e qeverisë për të luftuar terrorizmin.
Militantët kanë vrarë së paku 250 persona gjatë sulmeve të ndërmarra gjatë muajit tetor, por qeveria është zotuar se do ta vazhdojë ofensivën kundër talebanbëve dhe pjesëtarëve të Al Qaidës, të cilën e filloi muajin e kaluar në provincën e Vaziristanit Jugor, në kufi me Afganistanit.