E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani në Has: Ende në gatishmëri

Nishani u ndal në Komunën Golaj, duke u takuar me kreun e saj, Zenel Kastratin. Ministri vlerësoi angazhimin maksimal dhe punën e bërë nga organizmat përkatëse për normalizimin e qarkullimit edhe në komunat më të largëta.

Nishani siguroi gjithashtu se do të vazhdojë puna për të lidhur edhe qendrat e fshatrave me qendrat e  thella. Ai përsëriti edhe një herë masat e marra nga ana e Qeverisë, përmes akordimit të fondeve në ndihmë të banorëve të prekur, ndihmat për të, si  dhe normalizimin e situatës së krijuar . Nishani siguroi gjithashtu se në të njëjtin nivel do të vijojë në ditët në vazhdim edhe zinxhiri i komunikimit për të gjithë problematikën dhe shqetësimet e emergjencës.

“Të ketë solidaritet mes banorëve për të ndihmuar njeri-tjetrin për pastrimin e çative nga dëbora”, i tha Nishani të pranishmëve në këtë takim. Ministri Nishani bëri edhe një vizitë ngushëllimi në familjen e Isa Qarrit, në fshatin Qarr, të komunës së Golajt, i cili  humbi jetën për shkak të të ftohtit. Një mesazh ngushëllimi Nishani përcolli edhe nga ana e kryeministrit Berisha për familjarët e viktimës , duke i siguruar ata për mbështetjen e plotë të Qeverisë për t’i ardhur atyre në ndihmë në çdo rast. /Start/

                                                                                             2012-02-21 15:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›