Afganistan NATO nis transferimin e pushtetit te autoritetet vendase

NATO nis transferimin e pushtetit në duart e atuoriteteve locale në Afganistan, si pjesë e parë e planit të tërheqjes përfundimtare deri në vitin 2014. Provinca e parë që tashmë do të jetë nën kontrollin e plotë të forcave të sigurisë vendase, është provinca Bamixhan.
Kjo provincë është një nga shtatë zonat që janë planifikuar nga Presidenti afgan Hamit Karzai për t’u dorëzuar nga kontrolli i NATO-s në atë të qeverisë së tij, sipas një plani të njoftuar në muajin mars. Bëhet fjalë për një provincë relativisht të qetë, por mjaft të varfër dhe që varet gati tërësisht nga ndihmat ndërkombëtare.
Dorëzimi i pushtetit shihet si një hap i vështirë, por i domosdoshëm për t’u ndërmarrë përpara se operacionet ushtarake në Afgansitan të përfundojnë në 2014-ën. Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se talibanët do të përpiqen të krijojnë avantazh nga ky tranzitim pushteti duke radikalizuar strategjinë e tyre.
Dyshimet për këtë hap, u vertetuan gjatë sulmeve të javës së kaluar, kur pati shpërthime në disa province, ku vetëm në njërin prej tyre u vranë 10 vetë. Pesë ushtarë francezë të trupës së NATO-s u vranë në një sulm vetëvrasës në luginën Tagab, të mërkurën e kaluar.
Pasi presidenti Obama njoftoi tërheqjen nga Afganistani, me një lan më të përshpejtuar nga çmendohej, edhe presidenti Sarkozi njoftoi tërheqjen Brenda këtij viti.
Juli Prifti