E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohet çifti shqiptar me drogë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat citojnë burime të policisë.

Mësohet se çifti banonte në lagjen "Virona" në kryeqytetin helen. Gjatë kontrollit të policisë i është sekuestruar një sasi prej 4 kilogramë lënde narkotike, e llojit heroinë.
 

Ndërkohë, policia greke nuk ka bërë të ditur emrat e dy personave të ndaluar, ndërsa pritet dhe zbardhja e rrjetit që kishte marrë përsipër shpërndarjen e kësaj sasie droge.
 

Më herët u arrestua edhe një shqiptar tjetër në Athinë,i cili u kap si bashkëpunëtor në tregtimin e 130 kg hashash.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›