E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez, kimioterapi për shërimin nga tumori

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, do të nisë shërimin me kimioterapi, afro një muaj pas nënshtritimit të operacionit për heqjen e një tumori kancerogjen.

Duke folur para nisjes në Havana, ku do të bëjë trajtimin, lideri 56-vjeçar u zotua se do të luftojë kundër kancerit.

Ai ka kundërshtuar thirrjet e opozitës që gjatë mungesës së tij t`ia dorëzojë pushtetin zëvendëspresidentit. Më herët Chavez i kërkoi asamblesë së Përgjithshme të autorizojë udhëtimin në përshtatje me udhëzimet e kushtetutës.

Ai theksoi se po udhëtonte në drejtim të Kubës për të filluar atë që presidenti venezuelian e quan fazën e dytë. Që prej rikthimit nga Kuba më 4 korrik, 56 vjecari i ka ndërprerë ngarkesën në punë më urdhër të mjekëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›