Qeveria e re e Maqedonise do te hap kufijte me Kosoven e Presheven

Shkup 17 korrik NOA 8211 Ne programin e ri te qeverise se Maqedonise eshte vendosur si prioritet edhe hapja e vendkalimeve kufitare me Kosoven Luginen e Presheves etj.
Zyrtare te larte te BDI-se theksojne se realizimi i ketyre projekteve eshte parashikuar ne programin e Qeverise 2011-2015.
Projektet qe ne i kemi premtuar gjate fushates zgjedhore dhe i kemi te permendura edhe ne programin tone jane projekte qe jane te permendura edhe ne programin e Qeverise dhe keshtu ato ne kater vjecarin e ardhshem do te jene projekte qe do te realizohen me fonde nga buxheti qendror dhe ne kete menyre ne sigurojme edhe shperndarje te barabarte dhe transparente te buxhetit qe eshte nje nga kerkesat kryesore jo vetem te BDI-se por gjithe shqiptareve ne pergjithesi eshte shprehur Abdilaqim Ademi minister i ardhshem i kabinetit te ri qeveritar ne Maqedoni .
Sipas parashikimeve hapja e vendkalimeve kufitare me Kosoven dhe Luginen e Presheves do te realizohet me se voni ne vitin 2014 pasi asfaltimi i rrugeve qe cojne deri ne keto vendkalime eshte parapare te kryhet gjate periudhes kohore 2013-2014.
Ne programin Qeveritar jane parashikuar investime ne infrastrukture ne korridorin 10 ndertimin e rrugeve Tabanoc-Kumanove Shkup-Bllace rruga rajonale nga Kercova deri tek Ura e Boshkit dhe Diber rruga deri ne kalimin kufitar Bellanoc-Stanciq ku eshte parashikuar edhe hapja e ketij kalimi kufitar rruga deri ne Tanushe ku eshte parashikuar hapja e kalimit kufitar me Kosoven rruga deri ne kalimin kufitar Llojan-Miratoc ku eshte parashikuar gjithashtu hapje e ketij kalimi kufitar. Rruga rajonale Tetove-Jazhince rruga rajonale Kumanove-Likove-Haracine.
NOA/INA