E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX marrja ne pyetje e Fatmir Limajt me 20 shtator

Prokuroria e EULEX-it ka vendosur të marrë në pyetje ish-ministrin, Fatmir Limaj, 16 muaj pas bastisjes së kryer në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si edhe në pronat e familjarëve të tij.

Burime të Koha Ditore në Kosovë, shkruajnë se deputeti aktual i Partisë Demokratike të Kosovës do të paraqitet para prokurorëve ndërkombëtarë më 20 shtator. Mësohet se Limaj e ka pranuar fteën për tu marrë në pyetje nga EULEX dhe këtë e ka konfirmuar avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi. Ai i ka shprehur haptas dyshimet se ky veprim i EULEX-it ka prapavijë politike.

Ligjshmëria e marrjes në pyetje të deputetit Limaj nga EULEX ka qenë shkak për debat mes autoriteteve kosovare dhe atyre ndërkombëtare, pak kohë më parë. Madje, në pamundësi për të nisur hetimet zyrtarisht ndaj Limajt, Misioni i  Bashkimit Europian për Polici dhe Sundim të Ligjit EULEX-it i kërkoi Kuvendit të Kosovës që të marrë vendim për heqjen e Imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilat janë nën hetim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›