E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, Presidenti: OKB dhe BE manipuluan zgjedhjet

Kabul, 1 prill, NOA Nëse në vendet me demokraci problematike ndërkombëtarët janë arbitri që garanton transparencën e zgjedhjeve, në Afganistan qeveria akuzon përfaqësuesit e OKB dhe BE për vjedhjen e votave.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, në një deklaratë të bërë sot, ka akuzuar zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, për vjedhje të mëdha gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe provinciale, të cilat u mbajtën vitin e kaluar.

Sipas tij përgjegjës për vjedhjen e votave ishin ndërkombëtarët dhe jo afganët.

Shkaku përse ndërkombëtarët po i bënin të gjitha këto është një çështje tjetër, ata dëshironin që të kenë regjim kukull, ta kenë një qeveri, që u shërben, ose ata dëshirojnë të sjellin një situatë tjetër në këtë vend, u shpreh Hamid Karzai, në një takim me punonjësit e institucioneve zgjedhore sot në Kabul.

m.xh/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›