Kina e gatshme për sanksione kundër Iranit
Në konfliktin rreth programit bërthamor iranian Kina sipas informacioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e gatshme të negociojë për sanksione më të ashpra kundër qeverisë në Teheran.
Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Susan Rice tha për kanalin televiziv CNN se shteti i madh aziatik që ka të drejtën e vetos, është dakord të fillojë bisedime serioze.
Negociatat do të zhvilloheshin në kuadër të të ashtuquajturit grupi i të gjashtëve, në të cilin krahas pesë anëtarëve të përhershëm bën pjesë edhe Gjermania.
ëashingtoni ka përgatitur tashmë pikat kyçe të një rezolute të mundshme, tha Rice.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama njoftoi të martën se kërkon që këtë verë vendosjen e sanksioneve kundër shtetit islamik të Iranit.