E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli sulmon Gazan me sulme ajrore



Aeroplanë dhe helikopterë izraelitë raportohet të kenë kryer ditën e premte të paktën 7 sulme në Rripin e Gazas duke shkatërruar atë që një zëdhënës ushtarak e quan bazë të monucioneve palestineze.
Katër sulme ajrore shpërthyen pranë qytetit të Khan Younis, ku njoftohet nga dëshmitarë dhe zyrtarë të Hamasit se nuk ka patur viktima. Njoftohet gjithashtu se raketa e pestë goditi një fabrikë djathi në Gaza City, ku kanë mbetur të lënduar dy fëmijë.
Një zëdhënës ushtarak izraelit konfirmoi se ka pasur sulme duke shënjestruar një fabrikë të prodhimit të armëve dhe një depo tjetër armësh.
"Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazas ishin përgjigje kundër palestinezëve të cilët hapën zjarr në vijën kufitare", tha të enjten një zëdhënës izraelit. Në javët e fundit sulmet palestineze kanë provokuar Izraelin duke i'u përgjigjur me sulme ajrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›