E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malësi e Madhe, mbytet 39 vjecari, doli për peshkim

MALESI E MADHE- Forca të shumta Policie nga Renea, drejtoria e Policisë së Shkodrës, Policia kufitare dhe policia e palës malazeze janë angazhuar që nga mëngjesi i sotëm për kërkimin e dy personave të zhdukur që dy ditë më parë, nga Malësia e Madhe në Shkodër. Forcat Renea kanë mundur të gjejnë sot, në bregun e liqenit Kalldrun në Malësinë e Madhe, trupin e pajetë të njërit prej tyre 39 vjecarit Kujtim Kurtaj, ndërsa vijojnë kërkimet për 45 vjecarin Agim Kurtaj. Dy kushërinjtë Kujtim dhe Agim Kurtaj 39 dhe 45 vjec, kishin dalë nga shtëpia mëngjesin e së premtes me 11 shkurt, me një lundër për peshkim në ujrat e njërit prej liqeneve të Malësisë së Madhe, por moskthimi i tyre në banesë, ka shqetësuar familjarët të cilët kanë kryer denoncimin në polici. Paraditen e sotme është mundur të gjendet vetëm trupi i pajetë i Kujtim Kurtaj 39 vjec, në vendin e quajtur Bishti i Rrjodhit në bregun e liqenit Kalldrun në Malësinë e madhe, ndërsa vijojnë kërkimet për 45 vjecarin Agim Kurtaj.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›