Situatë problematike në Durrës, rrëshqitje e përmbytje
DURRES- Reshjet e dy ditëve të fundit kanë krijuar jo pak probleme në qytetin e Durrësit. Situata duket se ka qënë më e rënduar në zonën e Currilave. Reshjet gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar rrëshqitje dheu përgjatë kodrës duke bërë që një masiv dherash dhe balte të përfundonte në rrugë dhe subjektet private që ndodheshin aty pranë. Menjëherë kanë ndërhyrë ndërmarrja e shërbimeve të bashkisë së qytetit bregdetar që ka pastruar zonën nga dherat, ndërkohë që mësohet se reshjet kanë shkaktuar dhe përmbytje në disa shtëpi pikërisht në zonën e Currilave.Përmbytje ka patur edhe në plazh në zonën e Ilirsë ku rreth 50 shtëpi janë izoluar nga uji. Situata ka qënë më e rënduar në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që po punohet për largimin e ujit me pompa thithëse.(m.a/News24/BalkanWeb)