E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan/ Zgjedhjet, shpallen të pavlefshme mbi 10 mijë vota

Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve në Afganistan, ka bërë të ditur të dielën se shpalli të pavlefshme për herë të parë votat e 447 qendrave të votimit, për shkak të parregullsive të hasura në to gjatë zgjedhjeve të muajit gusht. Numri i votave nuk është ende i saktë, por sipas mediave afgane që citojnë burime nga komisioni zgjedhor, mund të jenë rreth 10 000 vota. Megjithatë nga numërimet e deritanishme, kur kanë kaluar rreth dy javë nga zgjedhjet parlamentare, kreu i shtetit afgan, Hamid Karsai, e ka thelluar epërsinë ndaj rivalëve të tij. Siç njoftoi Komisioni i Pavarur Zgjedhor, Karzai pas numërimit të dy të tretave të votave arrin në kuotën e rreth 48.6%-shit, përballë kandidatit tjetër Abdullah Abdullah me 31.7 %, në një kohë kur janë numëruar 74.2 % e votave. Përkthyer në shifra, Komisioni i Pavarur Zgjedhor tha se nga 4.3 milionë vota, Karzai ka fituar 2.08 milionë, ndërsa ish ministri i jashtëm Abdullah Abdullah 1.36 milion, ose 31.7 %.
Më shumë se 153 000 vota janë deklaruar të pavlefshme, por ende nuk dihet nëse ky numër përfshin edhe votat në 447 qendrat e votimit. Abdullah Abdullah është rivali kyresor i presidentit afgan Hamid Karzai, i cili po kërkon një mandat të dytë në këtë post. Abdullah është ish ministri Jashtëm i administratës së Karzait. Ndërkaq Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian, Havier Solana tha se qeveria e re afgane që do të dalë pas zgjedhjeve të gushtit, e pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, duhet të punojë ngusht me bashkësinë ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›