E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho: City i gatshëm të luftojë për titull

Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, thotë se ekipi anglez këtë sezon ka kualitet të mjaftueshëm për të fituar titullin. Braziliani, i cili është në detyrë me kombëtaren e tij, për shkak të dëmtimit do të humbë ndeshjen me Kilin. Ish-ylli i Real Madridit pranon se është i impresionuar nga transferimet e Cityt këtë verë dhe beson se ata mund të luftojnë për trofe.
"Klubi i ka përcaktuar qëllimet e veta këtë sezon në një nivel shumë të lartë dhe këtë e ka treguar me paraqitjen në tregun e transferimeve. Kemi ndërtuar një përbërje më të fuqishme se sezonin e kaluar dhe mund të përballemi me cilindo ekip", ka thënë Robinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›