Gay: Ka pasur interes për FSK-në
Prishtinë - KFOR-i njofton se ka përfunduar fushata tre javore për rekrutimin e mbi 300 anëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në një komunikatë për media thuhet që nga 21 janari e deri më 14 shkurt, ekipet për rekrutim të KFOR-it kanë marrë më shumë se 4.900 aplikacione nga tërë Kosova.
Komandanti i KFOR-it Giuseppe Gay, duke folur për aplikimet, ka deklaruar se rezultatet janë shumë të kënaqshme. "Shumë të rinj i janë përgjigjur me entuziazëm kësaj mundësie të madhe. Është bërë një hap përpara në ndërtimin e një force të sigurie profesionale dhe shumetnike"-tha gjenerali Gay.
Ai ka ftuar komunitetet, që të bëhen pjesë e FSK-së duke thënë se të gjitha komunitetet duhet të ndjejnë detyrimin moral që të kenë përfaqësuesit e tyre në FSK. Aplikantët, që do të zgjidhen për t'u bërë pjesë e FSK-së, do nisin një trajnim bazë në pranverën e këtij viti, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /rel-start/