E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,PSD kundërshton vazhdimin e bisedimeve me Beogradin

Me gjithë rezultateve të arritura në shtetformim, gjatë vitit të parë të pavarësisë së Kosovës janë shënuar rezultate modeste. Mungoi uniteti politik dhe dominoi ndikimi i ndërkombëtarëve në zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme të vendit. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Social-Demokrate, Agim Çeku në takimin e rregullt javor me gazetarë.
PSD-ja, kundërshton vazhdimin e bisedimeve me Beogradin për çështje tashmë të mbyllura, ndërsa për çështje të tjera duhet anashkaluar ndërmjetësimin e UNMIK-ut, i cili tashmë përfundoi misionin e tij në Kosovë, u shpreh Çeku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›