Hugo Chavez fiton referendumin

Chavez kërkoi të rrijë më gjatë në post për të realizuar reformat
Presidenti Hugo Chavez i Venezuelës ka fituar në referendumin që do i mundësojë atij të qëndrojë në post për sa kohë të dojë, nëse fiton zgjedhjet. Normalisht, ai duhet të largohej në 2013. Por ai ka thënë se ka nevojë edhe për 10 vjet të tjera që revolucioni i tij të hedhë rrrënjë.
Mijëra përkrahës të tij dolën në rrugë duke festuar dhe vetë zoti Chavez tha se e vërteta dhe dinjiteti kishin triumfuar.Më shumë se 11 milionë votues nga afro 17 milionë që kishin të drejtë për të marrë pjesë në referendumin e të dielës, bëri të ditur kreu i komisionit zgjedhor, Tibisay Lucena. Ky ishte referendumi i dytë i këtij lloji. Presidenti Chavez e humbi referendumin e vitit 2007 po për të njëjtën çështje. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se vota ishte e lirë dhe e ndershme dhe udhëheqsit e opozitës citohen të kenë thënë se nuk do të kontestojnë votën.