E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë,do të mblidhet Parlamenti serb

Parlamenti serb pritet të mbaj një seancë në Mitrovicë, më 17 shkurt. Më shumë se 250 deputetë serbë do të udhëtojnë të martën drejt veriut të Mitrovicës, për të rikonfirmuar mbështetjen për serbët e Kosovës në ditën e shënimit të njëvjetorit të pavarësisë. Kryetarja e parlamentit serb, Slavica Dejanoviç, ka thënë se mbajtja e seancës në veri të Mitrovicës do të bëhet pas kërkesës së kryetarëve të komunave serbe të Kosovës. Ajo ka thënë se transporti për Zveçan tashmë është siguruar, dhe do të zgjasë 5 orë rrugë me makinë nga Beograd.Edhe pse provokimet e vazhdueshme serbe mbajnë vulën zyrtare të shtetit, qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë plan, të paktë jo për mediat. Zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk mund të përgjigjet cili është plani, ndaj pyetjeve nëse do të lejohen deputetët serb të hyjnë brenda Kosovës apo jo. Sipas tij, parlamentarët serbë do të lejohen të hyjnë në Kosovë si qytetarë por jo si zyrtarë shtetëror. Ditë më parë, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, kishte bërë thirrje për djegien e pikave kufitare në veri të Kosovës, më 17 shkurt. Krerët e lartë shtetëror dhe përfaqësues ndërkombëtar kishin kritikuar deklaratat për dhunë që vinin nga Beogradi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›