Gjirokaster, shpallen te pajafshem organizatoret e tubimit Antibollano

Gjirokaster, 16 shkurt, 10:42, NOA - Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës ka marrë vendimin për shpallje si të pafajshëm të dy të rinjve nga Tepelena të cilët organizuan pak muaj më parë protestën paqësore kundër kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano dhe prefektit të Gjirokastrës Spiro Ksera.
Organi i akuzës së rrethit jugor, vendosi në këtë mënyrë që ta pushojë cështjen ndaj dy të rinjve nga Fshati Toc i Tepelenës, me të cilët u bashkuan dhe i përkrahën edhe politikanë e forca politike të ndryshme.
Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili, pak muaj më parë organizuan një protestë në fshatin e tyre kundër prefektit të zonës Spiro Ksera dhe kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano.
Akuza ndaj tyre u cilësua për “tubim të paligjshëm dhe thyerje të neneve në fuqi për organizimin e protestave”.
Por sipas gjykatësit Shkëlqim Mustafa protesta e tyre është cilësuar në fund si e ligjshme.
n.e/NOA